Mbahet konferenca rajonale kundër korrupcionit

Agjencia Kundër Korrupcionit organizon hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupcionit e cila ka me u mbajt sot në Prishtinë.

Në Konferencën dyditore marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipnia, Bosna, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializueme ndërqeveritare në nivel rajonal dhe ma gjanë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupcionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqnisë civile.

Në hapjen e punimeve të Konferencës marrin pjesë drejtues të institucioneve shtetnore dhe përfaqësues të korpusit diplomatik në Kosovë.

Konferenca Rajonale Kundër Korrupcionit asht e para e këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon me u ba tradicionale përmes miratimit të nji Deklarate të Përbashkët në përmbyllje të punimeve.

Konferenca ka për qëllim me kontribue në forcimin e bashkëpunimit rajonal në Europën Juglindore përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në parandalimin dhe luftimin e korrupcionit.

Shperndaje në: