“Danas”: Plani i Vucic’it për Kosovën s’ka kalue te Putin

“Putini nuk ka dashur që decidivisht të deklarohet për planin e përkufizimit të Beogradit e Prishtinës. Rusët i frikëson fakti se pas kësaj Serbia e kosova do të nisen drejt anëtarësimit në NATO”, i kanë thanë gazetës beogradase Danas, përfaqësues të qarqeve diplomatike

Kryetarët e Serbisë e Rusisë Aleksandar Vucic e Vladimir Putin pardje kanë bisedue në “nji grup shumë të ngushtë njerëzish, praktikisht sy më sy”, ndërsa bisedimin e kanë vazhdue edhe dje, në mëgjesin e punës.

Bashkëbiseduesit i kanë thanë gazetës se Vucici nga Putini ka kërkue mbështetje për planin mbi përkufizimin me Prishtinën, “për çka kanë bisedue edhe Presidenti i ShBA’ve Donald Trump dhe Putini para do kohe në Helsinki”, përcjell gazetametro.net.

“Rusët janë të interesuar për atë që BeH, Maqedonia e Serbia të mos hyjnë në NATO. Putini nuk ka dashur që decidivisht të deklarohet për planin e përkufizimit të Beogradit e Prishtinës. Rusët i frikëson fakti se pas kësaj Serbia e kosova do të nisen drejt anëtarësimit në NATO. Vucic, nga ana tjetër, ia ka përsëritur Putinit se Serbia nuk do t’i vë snaksione Rusisë dhe se nuk do të hyjë në NATO. Siç e ka thënë kryetari i Serbisë edhe publikisht, biseda të martën ka zgjatur rreth një orë kohë, prej të cilës 40 minuta i janë kushtuar Kosovës. Vucici e ka njohur në detaje Putinin me situatën në Kosovës, por është biseduar edhe për dërgesën e energjentëve rusë në Serbi dhe prodhimeve bujqësore serbe në Rusi”, shkruen Danas.

Shperndaje në: