Shërbimi ushtarak rus sulmon OPCW, alarmohet BE

BE ka reague mbasi shërbimi ushtarak rus ka kry nji sulm kibernetik ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Tre figurat e nalta të BE’s si Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ai i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Përfaqësuesja e naltë e BE’s, Federica Mogherini kanë reague nëpërmjet nji deklarate të përbashkët për sulmin kibernetik të shërbimit sekret ushtarak rus ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Pasaportat e shpijunave ruse qe u debuen prej Holande

Deklarata shpreh shqetësim për përpjekjet për me damtue integritetin e kësaj Organizate, tue shtue se veprime të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare.

“Ne shprehim shqetësime serioze në lidhje më këtë përpjekje për të minuar integritetin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), me seli në Holandë.

Ky akt agresiv demonstron përbuzje karshi kësaj organizate e cila punon për t’i zhdukur armët në mbarë botën e që punon nën mandatin e Kombeve të Bashkuara”, shkrue në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

“Ne i dënojmë veprimet e tilla, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtarë dhe institucionet ndërkombëtare.

BE-ja do të vazhdojë ta forcojë qëndrueshmërinë e institucioneve të saj dhe shteteve anëtare në fushën digjitale”.

Shperndaje në: