Alarmante, 259 njerëz raportohen të vdekun tue ba ‘selfie’

Vetëm në 6 vjetet e fundit 250 persona kanë humb jetën tue ba ‘selfie’.

Kështu ma s’paku ka rezultue mbas nji studimi të kryem nga All India Institute of Medical Scienes në New Delhi.

Që prej vitit 2011 u analizue raportimet informative për te paktën 259 vdekje që lidheshin me nji selfie.

Për krejt rastet studiuesit zbuluen se shkaku kryesor ishte mbytja, mbas incidenteve ku përfshiheshin mjetet e transportit, për shembull bamja e nji foto para trenit që po afrohet apo raniet nga naltësia.

Ata zbuluen gjithashtu se numri ma i naltë i vdekjeve nga selfiet ka ndodh në Indi e më pas janë pasue nga Rusia, ShBA dhe Pakistani.

Shumica ka qënë burra (rreth 72%) që i përkisnin moshës nën 30 vjet.

Shperndaje në: