‘Telekom Albania’, turqit futen në lojë me Çalik Holding!

Kompania ‘Telekom Albania’ tashma ka nji ofertues të ri!

Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipni-Turqi kanë konfirmue jo zyrtarisht për Televizionin SCAN se gjigandi turk ‘Çalik Holding’ ka prezentue nji ofertë për blemjen e ‘Telekom Albania’, që tashma asht nxjerrë zyrtarisht në shitje.

Mësohet se oferta asht mjaft konkurruese dhe deri tash asht kandidatja kryesore për me fitue marrëveshjen e blemjes së ‘Telekom Albania’, aktualisht nën menaxhimin e ‘Deutsche Telekom’.

Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin len në hije atë të ‘Telekom Srbija’, si dhe atë të Vivacom apo PPF.

Kompania serbe ende vazhdon me qenë në garë pamvarësisht zanave për nji refuzim nga qeveria shqiptare. /SCAN TV

Shperndaje në: