Bërnabic për njohjen e Kosovës, kjo asht çashtje emocionale!

Sot Kryeministrja serbe Ana Bërnabic tha se ‘kutia e Pandorës’ ishte e hapun dhetë vjet ma parë, kur Kosova u ba e pamvarun ‘pa respekt për asnji parim demokratik’.

“Tani po përpiqemi të mbyllim “kutinë e Pandorës”, tha Bërnabic, derisa ka shtue se asht e vështirë me u kuptue guximi i vendimit të Presidentit Aleksandar Vucic për me zgjidhë problemin e Kosovës, shkruen ‘Danas’, përcjell lajmi.net.

Tue ju përgjigj pyetjes për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia, Bërnabic tha se nuk mendon se kjo ka me ndodhë.

“E shoh veten si liberal, por kjo është një çështje shumë emocionale, është e vështirë të flitet për këtë”, tha Bërnabic në samitin e shtatë të BE’s.

Shperndaje në: