Kur ‘befason’ Pacolli, e quen Putin’in njeri te mirë!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qendron në SHBA, ka fol për rusët dhe Presidentin Vladimir Putin.

Në nji intervistë për ‘undispatch’, në New York, ai e ka vlerësue si njeri të mirë, Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Pacolli ka thanë se populli rus asht i mirë, sikurse Putini dhe Rusia nji ditë kanë me kuptue se Pamvarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dam.

I pyetun se si e njeh Putinin, Pacolli ka thanë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

Pacolli gjatë intervistës, ka fol edhe për njohjet, Organizatën e Kombeve të Bashkueme (OKB), si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, karshi vendeve që nuk e kanë njoft deri tash.

Intervistën e plotë në gjuhën angleze, mundeni me lexue ta KËTU

Shperndaje në: