Amerika akuzon 7 agjentë rus për sulme kibernetike

Shtatë agjentë të dyshuem të Zbulimit ushtarak rus (GRU) janë padit, si pjesë e nji fushate globale sulmesh kibernetike që ju atribuen Kremlinit dhe që u denoncuen nga disa vende perëndimore, njoftoi sot drejtësia amerikane.

Akuzat përfshijnë veçanërisht katër agjentë rusë, dëbimi i të cilëve u njoftue nga Holanda, që i akuzon se ishin përpjek me piratue selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë, deklaroi John Demers, zavendësministër i Drejtësisë i ngarkuem me Sigurinë Kombëtare, shkruen ATSH.

Shtatë agjentët po ndiqen penalisht në Shtetet e Bashkueme për piraterinë e disa organeve sportive ndërkombëtare, ndër të cilat Agjencia Botnore Anti-Doping, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Federatat Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Federata e Atletikës (IAAF), Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS), si dhe ma shumë se tridhjetë organe kombëtare tue përfshi agjencitë anti-doping kanadeze dhe amerikane.

Shperndaje në: