Kush nuk çohet në kambë gjatë himnit, mundet m’u denue deri në 2 mijë euro. Qe cili vend po e ban këtë!

Qeveria e Malit të Zi ka miratue propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetnore, me të cilin vendoset detyrimi i ngritjes së të pranishmëve gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi, si dhe denimin nëse shkelet kjo dispozitë.

“Gjoba ndaj personave fizikë për mosngritje gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi ka me qenë nga 300 deri në 2.000 euro”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanovic, mbas seancës së Qeverisë.

Zgjidhja e re ligjore parasheh detyrimin e komunave dhe institucioneve publike, themelues i të cilave asht shteti ose komuna të theksojnë flamurin kombëtar.

Shperndaje në: