Policia izraelite përsëri po e heton Netanyahu’n për korrupcion

Policia izraelite sot po e heton kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për shkak të korrupcionit.

Ky asht hera e dymbëdhetë që policia po e merr në pyetje kryeministrin izraelit në kuadër të hetimin për nji rast të korrupcionit, transmeton AP.

Hetuesit kanë arritë në rezidencën e kryeministrit në Jerusalem në orët e mëngjesit, derisa para godinës kanë qëndrue demonstruesit, të cilët bartnin nji transparent të madh me fotografinë e Netayahut ku shkruente “ministri kriminel” dhe kanë thirrë parulla tue kërkue drejtësi.

Herën e fundit Netanyahu asht marrë në pyetje në Gusht, në kuadër të hetimin mbi korrupcionin në kompaninë izraelite të telekomunikacioneve.

Rasti i quejtun 4.000, përfshinë dyshimet se Netayahu ka urdhnue trajtim të posaçëm ndaj gjigantit të telekomunikacioneve Bezeq në shkëmbim për raportim të volitshëm për familjen e tij në faqen e gazetës Walla, e cila i takon Bezeqit.

Shperndaje në: