Trump ‘befason’ Putin’in, kisha me rrahë në nji meç boksi

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ka pretendue se kishte me mposhtë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në nji meç boksi.

Trump po fliste për raportimin e medaeve për takimin kontravers me Putin’in në Helsinki.

Në nji stil tipik të tij, Presidenti Trump tha se kishte me ja dalë mirë në nji meç boksi me Vladimir Putin’in.

Pamvarësisht avantazhit në gjatësi, Trump, 72 vjeçar, mundet mos me pasë forcë me u shty me Putin, nji ekspert i xhudos dhe ish-agjent i KGB’s.

Putin, 65 vjeçar, njihet se nuk asht i turpshëm për me tregue aftësitë në artet marciale dhe me heqë maicën për me tregue fizikun e tij.

Shperndaje në: