“Gjermania mundet me qenë kundër liberalizimit të vizave”

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Këtë e ka konfirmue, David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, simbas të cilit në Nandor Parlamenti Europian ka ke pasë nji vendim final sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuem nga Bashkimi Europian.

“Parlamenti Europian asht tue debatue raportet mbi Kosovën dhe Serbinë. Do kemi votime në zyrën për politikë të jashtme në fund të javës, dhe në Nandor do kemi vendimin final. Parlamenti Europian thekson përbamjen multietnike të Kosovës dhe Serbisë. Parlamenti e përkrahë dialogun si formë që të arrihet marrëveshja dhe konsideron se çdo marrëveshje mund të arrihet nëse pajtohen dyja palët. Ky asht qëndrimi që parlamenti do ta ketë”.

Simbas tij, liberalizimi i vizave duhet me u ba sa ma shpejtë në Kosovë mbasi thotë se Kosova i ka plotësue kriteret, megjithatë ai shprehet se shtetet anëtare janë ato që vendosin. Ai thotë se edhe Gjermani ka brenga rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Asht vitale të ofrohet liberalizimi vizave pa vonesa të matutjeshme. Kam mendim se liberalizimi do përmirësojë stabilitetin dhe do ofrojë Kosovën me Europën. Tue luftue korrupcionin, Parlamenti Europian ka votue pro dhe janë shtetet anëtare që vendosin. Franca e Gjermania kanë disa brenga, por duhet të ecim përpara. Çfarë ka arritë Kosova ka qenë e vështirë që t’i plotësojë ato kushte, p.sh. demarkacioni me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës duhet me vazhdue sqarimin, ato vendime që janë marrë dhe të bajmë të qartë që liberalizimi duhet të shoqnohet me luftimin e krimi, korrupcionit dhe migracionit. Nëse jeni tue punuw në këto çashtje në mënyrë të vazhdueshme shpresoj që Këshilli Europian të vendos së shpejti, dhe liberalizimi me u ba ma shpejtë”.

“Qeveria në Gjermani ose nji pjesë e qeverisë, nuk ka marrë ende nji qëndrim, asht diskutim i nbrendshëm. Simbas mendimit tim, kam folë me gjermanët e francezët, pajtohemi që të inkurajojmë Kosovën në fushën e luftimit të korrupcionit dhe migracionit”.

“Kosova i ka plotësu të gjitha kriteret. Asht me të vërtetë koha që shtetet anëtare të ofrojnë liberalizimin e vizave”.

Këto komente ai i ka ba mbasi asht pritë në takim nga zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Shperndaje në: