Hasani: Thaçi synon me paralizue Gjykatën Speciale

Kërkesa e Presidentit Hashim Thaçi drejtue Gjykatës Kushtetuese lidhun me interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës, i cili flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, simbas ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani, ka dy qëllime.

Thaçi ka pyet Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikueme marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga Presidenti, pa i çue hiq në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve.

Si shembull ka përmend vazhdimin e mandatit të EULEX’it, që asht ba vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes tij dhe përfaqësueses së naltë të BE’s.

Hasani, në nji intervistë për Ekonomia Online, vlerëson se synimi i parë i Presidentit asht paralizimi i Gjykatës Speciale.

Shperndaje në: