CNN: Trump – President i pamohueshëm, papunësia ma e ulët në 49 vjet

Vetëm nji parti që rizgjidhet, në natën e 3 Nandorit 2020 mundet me ofrue të njajtin justifikim për komandantin ma të pazakontë amerikan, si 36 orët në të cilat dy filiza themelore të karrierës së tij politike po kombinohen në nji shpërthim të papritun të historisë.

Trump u ba nji President i pamohueshëm kur Senati votoi të Shtunën për me konfirmue Brett Kavanaugh në Gjykatën e Naltë.

Të Premten, Trump kishte festue të dhanat ma të mira të vendeve të punës për 49 vjet, mbasi norma e papunësisë ra në 3.7%, tue ofrue ma shumë dëshmi për nji ekonomi të gjallë që Presidenti thotë se asht nga programi i reduktimit të taksave dhe shkurtimet e tij ndaj rregullave të biznisit.

Ndërsa fushata zgjedhore e vitit 2016 ishte ma e dukshme për shkak të kaosit dhe normave të shkatërrueme, zotimet e Trump për me emnue gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Naltë dhe për me nxitë ekonominë ishin ngjitësja për koalicionin e tij fitues.

Lufta për me konfirmue Kavanaughin e ndau vendin, thelloi mosbesimin që po zbrazet midis deputetëve rival dhe kërcënon me tërheqë ma tej Gjykatën e Naltë në sulmin politik të helmuem të Washingtonit.

Pra, ai ka çdo të drejtë me u kthy te votuesit në katër javët e ardhshme përpara zgjedhjeve afatmesme për me argumentue se ai ka ba pikërisht atë që ai tha se kishte me ba.

Ai tash ka nji mesazh të fortë për me bind republikanët.

Shperndaje në: