Qe shkaqet që mshefen mbas gjendjes së plogësht dhe lodhjes

Ju mundeni me mendue se shpesh ndjesia e lodhjes vjen nga nji ditë shumë e nxanë, por arsyeja e vërtetë që të ndiheni të lodhun mundet me qenë nji nga këto probleme shëndetësore të mëposhtme:

Jeni anemikë: Nqs vizitoheni te mjeku juej dhe ankoheni për ndjenjën e lodhjes gjatë tanë kohës, gjanat e para që ai do të kontrollojë asht anemia sepse mundeni me zbulue atë me nji test gjaku. Anemia asht kur gjaku juej nuk mban oksigjen të mjaftueshëm për pjesën tjetër të trupit dhe shkaku ma i zakonshëm i anemisë asht mungesa e hekurit.

Probleme me tiroidet: Nqs keni probleme me to do të ndjeni gjithashtu që likura juej asht e thatë së bashku me mungesën e energjisë.

Nga diabeti: Kur keni glukozë të naltë në gjak qarkullimi mund të mos funkionoj aq mirë, kështu qelizat nuk mund të marrin oksigjenin dhe landët ushqyese që ju nevojiten dhe si rrjedhim ndiheni të lodhun.

Nga depresioni: Nqs ndjeni se keni problem me gjumin, keni dëshirë vetëm të rrini shtritë, ndiheni të lodhun. Janë sheja që tregojnë për fillimin e nji depresioni.

Mundeni me pasë nji infeksion: Mjekët shpesh do të kontrollojnë infeksionin kronik për shkak të lodhjes për shkak të infeksioneve të tilla si virusi Epstein-Barr (mononukleoza) ose smundja Lyme. Të dyja këto smundje mund të paraqiten me lodhje ekstreme, shkruen Living.

Shperndaje në: