Lajm i mirë për shqiptarët, Gjermania hap qinda e mija vende pune

Gjermania ka mbërri nji nivel rekord punësimi të europiano-lindorëve.

Në 50 për qind të vendeve të punës të krijueme në këtë vend punësohen të huej, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania.

Tue ju referue shifrave nga Agjencia Federale e Punës, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shkruen se, në Korrik të këtij viti, numri i të punësuemve në Gjermani u rrit me 700 mijë vetë krahasue me nji vit ma parë.

I njajti burim sqaron se, gjysa e tyne, apo rreth 370 mijë vetë janë të huej.

“Pjesën dërrmuese të këtyre të fundit e përbëjnë të punësuarit nga vendet lindore të BE-së. Sa iu takon shteteve jugore, niveli më i lartë i punësimit rezulton ai i qytetarëve nga Greqia, Italia, Portugalia e Spanja. Ka edhe një rritje të numrit të refugjatëve të punësuar, ndonëse kjo është më modeste.

Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil i tha të njëjtës gazetë se, pa lirinë e lëvizjes, e cila u vjen përshtat shumë punëmarrësve në Europë, në profesione të caktuara, tregu gjerman do të haste vështirësi të mëdha.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Horst Seehofer sqaroi nga ana tjetër për “Welt am Sonntag” se ligji i emigracionit do të sqarojë me “kritere të pastra” sesi duhen trajtuar emigrantët, të cilët punojnë prej vitesh me statusin “i duruar” dhe që ndodhen para dëbimit.”

Shperndaje në: