Marine Le Pen në Romë takim me Salvinin: Jemi kundër BE’s!

Pak muej nga zgjedhjet e ardhshme europiane liderja e së djathtës franceze Marine Le Pen, deputete e Parlamentit francez dhe kryetarja e forcës politke “Ressamblement” (dikur Fornt National) ka mbërri në Romë dhe ka zhvillue nji takim pune me Zavëndëskryeminsitrin italian Matteo Salvini, liderin e partisë së djathtë italiane “Lega”.

Qëllimi i këtij takimi është forcimi i aleancës populliste në Europë në prag të zgjedhjeve europiane të Majit 2019 tue synue ndryshimin radikal të sistemit politik në Europë.

Lexoni lajmin e plotë:

Mediat italiane nënvizojnë forcimin e figurës së Matteo Salvinit në të djathtën europiane duke kujtuar se nëse më 2014 ishte lideri i Lidhjes i cili kërkonte aleancë politike tek La Pen, sot pas 4 vitesh skenari ka ndryshyar në favor të liderit italiane, pasi është La Pen që vjen në Romë e kërkon mbështetjen e Salvini.

“Ndoshta pyesin mediat italiane, do të jetë Salvini figura e re e Europës?”

Marine La Pen dhe Matteo Salvini kanë marrë pjesë në një konferencë të organizuar në Romë nga UGL (Bashkimi i organziatave Sindikaliste Italiane) duke mbajtur më pas dhe një konferencë të pëbashkët shtypi.

Salvini: Do ketë revolucion

Nga selia e sindikatave italiane Matteo Salvini shprehet se “forcat e së djathtës janë duke mbledhur trashëgiminë sociale të së majtës italiane e cila ka humbur vlerat e saj.

Në selitë e Partisë Demokratike hyjnë sot më shumë bankierë se sa punëtorë, tha ai.

Përballë sindikalistëve e mediave lideri i Lidhjes duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme europiane u shpreh se “në maj të 2019 do të kemi revolucionin e buon sensit.

Me La Pen na bashkojnë principet, vlerat, koherenca, krenariar e kërkojnë rritje ekonomike prespektiva sociale për Europën.”

“Së bashku me La Pen, shtoj Salvini, jemi kundër Juncker e Mosocvic, që janë armiqtë e Europës të mbyllur në bukeret e Brukselit, janë armiqtë e popujve europiane e lumturisë së tyre.

Pavarësisht titujve të gazetave e titujve bankar, qytetarët e japin votën për të drejtën e punës, për të drejtën e pensiont.”

“Me Salvini do të luftojmë kundër Bashkimit Europian e për të shëptuar Europën”, është shprehur Marine La Pen.

Bashkimi Europian, tha ajo, ka shkelur vlerat e solidaritetit e tashmë jemi në një moment historik. Në maj do të kemi një Bashkim Europian të ri me vlera të reja e kundër globalizimit.”

Marine La Pen ashpërson fjalimin e saj duke e shprehur se “Bashkimi Europian nuk është ndërtuar për të mirën e popullit, por të forcuar fuqinë e një klase të vogël botërore që prodhon shumë para.

Bashkimi Europian, tha ajo është ngritur për të mohuar popujt e qëllimi ynë është t’i kthejmë popullit fuqinë e tij.”

Shperndaje në: