Veseli, homazhe te varri i Vaclav Havelit (foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë ka vizitue dhe ba homazhe te varri i ish-presidentit të këtij shteti, Vaclav Havel.

Veseli në nji postim në faqen e tij në Facebook ka shkrue se Havel ishte nji nga njerëzit ma përkrahes të popullit të Kosovës.

Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar.

Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual i të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!”, ka shkrue Veseli.

Shperndaje në: