Statistika shqetësuese: Ky asht numri i vetvrasjeve në Kosovë për tri vjet

Edhe pse Kosova llogaritet si nji shtet i vogël për nga numri i popullsisë, Kosova po vazhdon të ballafaqohet me dukuninë e vetvrasjeve tash e sa kohë.

Në bazë të statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës që ka sigurue lajmi.net, shihet se kjo dukuni negative në vendin tonë ende asht e pranishme.

Simbas këtyne statistikave, viti 2014 del të jetë viti ma i “kobshëm” për Kosovën.

Që nga viti 2014 e deri në vitin 2017 në vendin tonë janë regjistrue gjithsej 206 vetvrasje dhe 925 tentim vetvrasje.

Shperndaje në: