Haradinaj: LGBTI dhe Java e Krenarisë e kanë mbështetjen institucionale

ramush haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thanë se orientimi seksual asht përcaktim individual dhe si i tillë duhet respektue.

“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar. Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thanë se komuniteti LGBTI dhe Java e Krenarisë kan me pasë mbështetjen institucionale.

“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, theksoi Haradinaj.

Shperndaje në: