McAllister: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian dhe raportuesi për Serbi, David McAllister ka thanë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, prej kur institucionet punuen fort në përmbushjen e kritereve.

McAllister komentet i ka ba gjatë vizitës që e ka ba fundjavën që shkoi në Prishtinë, në të cilën takoi Presidentin, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin, Ramush Haradinaj, shkruen Schengenvisainfo, përcjell Klan Kosova.

“Institucionet e Kosovës kanë punuar fort për të përmbushur të gjitha kriteret dhe tash është koha që të kryhet liberalizimi i vizave”, ka thanë McAllister tue shtue se ka vende që ende kanë dyshime për këtë.

“Ka disa dyshime nga disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jam i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë janë të mëdha” ka thanë ai, tue thirr liderët kosovarë se është koha për me tregue për përpjekjet e bame para anëtarëve të vendeve që kanë shqetësime lidhun me këtë.

McAllister ka prek edhe çashtjen e zgjanimit të BE’s për Ballkanin, tue shtue se shumica e anëtarëve të Parlamentit Europian përkrahin procesin e zgjanimit “ për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, që ka thanë se ka perspektivë europiane.

Shperndaje në: