Gazetari i humbun Khashoggi – Televizioni turk publikon pamjet nga konsullata saudite n’Stamboll

Televizioni shtetnor turk ka transmetue video nga kamerat e sigurimit per zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, kritik i monarkise saudite, vizitoi konsulaten saudite ne Stamboll me 2 Tetor dhe qysh ate dite nuk asht pa.

Televizioni po ashtu tregoi pamje te disa sauditeve te lidhun me zhdukjen e tij qe erdhen ne Turqi po ate dite.

Burimet e sigurise turke thone se ai asht vra, por Arabia Saudite e mohon vrasjen.

Transmetimi nga kanali turk TRT World i videove nga kamerat e sigurimit, tregojne pamje te nji kombi tue u ndale para konsullates e tue u largue ne te njajten dite kur Khashoggi ka qene aty.

 

Grupe te sauditeve shihen tue hi ne Turqi permes aeroportit te Stambollit, tue u regjistru ne hotele dhe ma vone tue u largue nga Turqia.

Gazetari Khashoggi po vizitonte konsulaten per finalizimin e divorcit te tij qe me mujt mu martu me te fejuemen e tij turke Hatice Cengiz. Ai shihet tue hy ne konsulate, kurse e fejuemja tue e prite jashte.

Nderkohe, gazeta turke ‘Sabah’ raporton se ka identifikue 15 anetaret e ekipit te inteligjences qe jane te perfshime me zhdukjen e gazetarit saudit.

Shperndaje në: