Papa Francesco: Aborti asht si me angazhue “vrasës me pagesë”

Papa Françesku ka krahasue abortin me nji “vrasës me pagesë”.

Këtë e ka thanë të Mërkurën në fjalimin e tij javor në sheshin “Shën Peter”, ku ka shtue se aborti nuk asht metoda për zgjidhjen e problemeve.

“Si mundet me u lejue nji veprim që merr nji jetë që pret të dalë në dritë, të pafajshme dhe të pambrojtun?”, ka thanë ai.

Lideri i 1.3 milionë katolikëve në botë tha se prindët nuk duhen me refuzue të lindin as fëmitë e smutë.

“Kur gjatë shtatzanisë prindët e kuptojnë se fëmiu i tyne asht i smutë, ata duhen me tregue afërsi, solidaritet të vërtetë dhe forcë për t’u përballë me realitetin. Ata shpesh marrin këshilla të nxitueshme nga doktorët që ta ndërpresin shtatzaninë”.

Shperndaje në: