Kosova gati për Maltën, ky asht premtimi nga Challandes

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, asht deklarue para ndeshjes me Maltën.

Kosova nesër (e Ejte) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën.

Trajneri Challandes ka thanë se ka studiue paraqitjen e Maltës, kombëtare të cilën e sheh të rrezikshme në kundërsulme.

“Unë e kam studiuar lojën e Maltës kundër Azerbajxhanit. Ekipi më i mirë ka qenë Malta. Ata e kanë një ekip kompakt në mbrojtje. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe në harkime”, ka deklarue Challandes.

“Këto janë aspektet që ne duhet t’i kemi parasysh. Unë dua nga ekipi qe të luajmë një lojë të mençur. Nuk dëshiroj vetëm sulm, dua të jemi edhe të komponuar”.

“Kam respekt për ekipet tjera, por jo frikë. Filozofia ime e futbollit është që të japim performancën më të mirë. Kam besim të plotë te gjithë skuadra ime”, ka përfundue ai.

Shperndaje në: