Kosova pret Maltën, në ‘Fadil Vokrri’, kërkohet vetëm fitorja

“Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha, dhe unë besojë se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare”

Kështu ka deklarue Ray Farrugia, trajneri i Kombëtares së Maltës të Mërkurën në konferencën për media të mbajtun në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pikërisht në këtë stadium, sot rikthehen emocionet e Ligës së Kombeve, ku Përfaqësuesja e Kosovës kërkon fitoren e dytë në këtë garë, ku për kundërshtar ka Maltën, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Kosova që kryeson në grupin 3 në Ligën D me katër pikë, cilësohet favoritja e këtij grupi, por ky epitet duhet dëshmue, dhe Malta asht nji kundërshtar ndaj të cilit duhet me ba atë.

Shperndaje në: