Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së Martë mbas nji takimi qe pati me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bani të ditun se i kanë kërkue me ushtrue autoritetin e tij qe krejt procesi për listat e veteranëve me u kthy në pikën zero, tue e konsiderue këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive te shumta.
Mirëpo simbas njohësve të çashtjeve të drejtësisë, Presidenti i vendit nuk ka kompetenca për me ba nji gja të tillë.
Ata vlerësojnë se e vetmja formë përmes së cilës Presidenti i vendit mundet me ndikue në këtë proces asht përmes inicimit për plotësim-ndryshimin e Ligjit lidhun me Veteranët e Luftës, shkruen Zëri.
Megjithatë, çdo iniciativë ligjore tue përfshi këtë të fundit duhet me kalue përmes Kuvendit të Kosovës simbas procedurave ligjore për shqyrtim dhe për miratim.
Ata theksojnë se Kuvendi i Kosovës asht autoriteti, i cili vendos lidhun me ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në Kosovë.