PSD merr pjesë në takimin e thirrun nga Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të kësaj jave, iu ka dërgue të gjitha partive opozitare nji ftesë me të cilën do të harmonizohen mendimet për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ky takim asht paraparë që të mbahet sot me fillim prej orës 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmue Partia Socialdemokrate.

Natyra Kuçi, zadhanëse e PSD, e ka konfirmue këtë për lajmi.net.

Po do të jetë një përfaqësues i Partisë Socialdemokrate që do të paraqes qëndrimin tonë”, ka thanë Natyra Kuçi.

Shperndaje në: