Londra asht nji qytet i mrekullueshëm dhe sigurisht mikëpritës për shumë turistë. Ajo ka nji histori të gjatë, të mbushun me kulturë dhe art. Por, ka disa fakte interesante që nuk i dinit për të:
Londra nuk asht quejt gjithnji e tillë. Ka pasë emna si Londonium, Ludenwic apo Ludenburg.
Në 2016, Londra asht renditë si qyteti i gjashtë ma i shtrejt me jetue.
Asht e jashtëligjshme me vdekë në Shtëpitë Parlamentare. Nuk bajmë hajgare!
Londra asht nji ndër qytetet ma të pasuna, me ma shumë se 70 miliarderë.
Egziston nji lokal i quejtun “Cereal Café” që shërben ma shumë se 100 lloje cerealesh nga pjesë të ndryshme të botës.
Big Ben asht nji ndër atraksionet kryesore, por a e dini që nuk bahet fjalë për kullën? Big Ben asht në fakt emni i kambanës që ndodhet mbrenda saj.
Londra u përpoq me e konkurrue kullën Eiffel tue u përpjekë me ndërtue nji godinë ma të naltë. Por dështoi, mbasi nuk kishte themele të qëndrueshme.
Në 2016, Londra u vizitue nga 16 milionë njerëz tue fitue kështu titullin qyteti ma i vizituem.
Të gjithë e dijmë që duhet me i ngra kerrit në anën e majtë, por në fakt në Londër ka dhe nji rrugë ku asht e detyrueshme me kalue me kerr patjetër në anën e djathtë.
Vetëm në këtë qytet fliten ma shumë se 300 gjuhë, prandaj mos u shqetësoni se do gjeni dikend që din dhe gjuhen tuej.