Brnabic flet ndryshe nga Vucic’i për Slobodan Milosevic’in

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, në nji intervistë për Nedeljnik ka folë për çashtjen e Kosovës, presidentin serb, Aleksandër Vucic dhe ‘problemet që duhen me u zgjidhë me fqijtë’.

Brnabic në këtë intervistë asht pyetë edhe për Slobodan Milosevic;’in.

“Regjimi i Milosevicit nuk i ka sjellë asnji të mirë Serbisë. Nga ajo periudhë, kujtoj vetëm saknsione të tmerrshme, markete të zbrazuna, njerëz të varfën, shishe të zbrazuna të benzinit nëpër udhë, luftë dhe shkatërrim. Kjo duhet me qenë mjaftueshëm nji tregues për të më orientue se cilën anë duhet me mbajtë”, ka thanë kryeministrja serbe.

Ndryshe kishte folë presidenti serb, Vucic për Milosevic’in.

Ai pati deklarue se, ‘Milosevic ka pasë qëllim të mirë për të mbrojtë interesat serbe kur foli në Gazimestan, porse ai, për fat të keq, në pjesë të madhe u shëndrrue në të kundërt, për shkak të faktorit të huej, ekonomisë së dobët dhe problemeve të tjera”

Shperndaje në: