Raporti: 56 gazetarë të vramë në 9 muejt e fundit

56 gazetarë u vranë gjatë ushtrimit të profesionit gjatë nëntë muejve të parë të vitit, nji numër i përgjithshëm që tejkalon deri tash nivelin e gjithë harkut kohor të vitit 2017, simbas nji përllogaritje të kryeme nga OJQ ”Reporterët pa Kufij” (RSF).

”Ndërsa 2017 u cilësua si viti më pak tragjik për numrin e vrasjeve në 14 vitet e fundit për profesionin e gazetarit, 2018 e përmbysi këtë tendencë me rënie”, bani të ditun në nji komunikatë për shtyp organizata joqeveritare.

56 gazetarë janë vran tashma për shkak të aktivitetit të tyne profesional.

Te dhanave në rritje i shtohen edhe dheta raste të tjera në proces investigimi nga ”Reporterët pa Kufij”.

Shperndaje në: