Skepticizmi në PE për liberalizimin e vizave, Holanda dërgon diplomat në Kosovë

Skepticizmi i shtetit të Holandës karshi procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, i treguem gjatë votimit të fundit që u ba në Parlamentin Europian, e ka shty zavendëskryeministrin Enver Hoxhaj me pritë në nji takim zyrtar përfaqësues të këtij shteti.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë asht takue me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zavendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutue rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Evropiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkrue Hoxhaj në Twitter, përcjell lajmi.net.

Me 13 Shtator Parlamenti Europian kishte votue me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.

Shperndaje në: