Trump pret Kanye West në Shtëpinë e Bardhë (video)

Kangëtari i njoftun i rrymës rep, Kanye West ka me u takue me Presidentin amerikan, Donald Trump për darkë sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Reperi pritet të bisedojë për reformimin e burgjeve, dhunën e bandave dhe rritjen e prodhimit industrial në SHBA, si dhe do të takohet edhe me këshilltarin kryesor të Trump-it, Jared Kushner”, simbas Shtëpisë së Bardhë.

West asht nji prej pak artistëve të famshëm të momentin që ka dalë në mbështetje të Trump.

Ai asht kritikue nga fansat për nji seri mesazhesh në ‘Twitter’ në të cilat ai kishte publikue foto me logon “Make America Great Again” si dhe e kishte quejt Trump’in vllaun e tij.

Nga ana tjetër, grueja e West, Kim Kardashian u takue me Trump në Qershor për me lobue për çlirimin e gjyshes e cila po vuente nji dënim te përjetshëm për shpërndamje droge.

Shperndaje në: