Shpallen të nominuemit për Rock & Roll Hall of Fame 20

Rock & Roll Hall of Fame njoftoi listën e te nominuemve.

Midis tyne ka kandidatë të ri dhe të vjetër.

Për herë të parë në listë janë fut  Def Leppard, Devo, John Prine, Roxy Music, Stevie Nicks dhe Todd Rundgren.

Ndërsa  LL Cool J dhe grupi Kraftwerk janë pjesë e listës për të katërtën herë.

Të nominuemit e tjerë këtë vit janë Janet Jackson, MC5, Radiohead, Rage Against The Machine, Rufi me Chaka Khan, The Cure dhe Zombies.

Për me qenë i përshtatshëm, nji artist apo grup duhet me pasë te publikuem regjistrimin e parë ma s’paku 25 vjet përpara vitit të nominimit.

Fansat përsëri kanë me pasë mundësinë me votue për të preferuemin e tyne.

Ata munden me votue në Rockhall.com deri më 9 Dhetor, për kandidatin që beson se e meriton me qenë pjesë e familjes së Hall of Fame Rock and Roll.

Pesë artistët kryesorë qe kanë me u përzgjedhë nga publiku kanë me ju nënshtrue përsëri nji votimi që zgjat vetëm nji ditë.

Fituesi shpallet në Dhetor.

Ceremonia e prezentimit të fituesit, ka me u mbajt në Qendrën Barclays në Brooklyn, New York më 29 Mars.

Shperndaje në: