Zbulohet, kjo asht arsyeja pse shkaktohen dhimbjet në krahnor

Njerëzit e moshës së mesme, njerëzit mbipeshë nuk janë të vetmit që duhet me u shqetësue për problemet shëndetsore të zemrës.

Në fakt, gratë nën 55 vjet janë po aq (ose ma shumë) të predispozueme me vuejtë nga smundjet e zemrës, kjo simbas nji studimi të publikuem në Journal of the American College of Cardiology.

Dhimbja e krahnorit ose presioni asht nji nga shejat ma të zakonshme te nji ataku në zemër, ka nji simptomë ma të habitshme që duhet me ditë.

Simbas këtij studimi simptoma asht dhimbja në nofull.

Simptoma të tjera specifike për femna përfshijnë dhimbjen e sipërme të krahnorit, dhimbjen e krahut, lodhjen intensive, urthin.

Qarkullimi i dobët i gjakut nga zemra mundet me shkaktue dhimbje të nofullës ose qafës.

Megjithatë, mjekët ende nuk kanë gjet nji arsye shkencore pse dhimbja e nofullës dhe sikletet e përmënduna ma sipër ndikojnë te gratë dhe jo te burrat. /Living

Shperndaje në: