Djuric: S’ka zgjidhje për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë

Nuk ka zgjidhje për çashtjen e Kosovës pa marrëveshje me Serbinë.

Kështu ka deklarue drejtori i të ashtuquejtunës Zyre serbe për Kosovën, Marko Djuric, simbas të cilit Serbia don nji zgjidhje kompromisi dhe nuk do të pranojë asnji propozim poshtnues si zgjidhje, transmeton Rrokum.TV

Ai i tha se braktisja e djeshme e konferencës mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE në Vjenë nga ana e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Serbisë për mënyrën në të cilën u prezentue Kosova, tregon se asgja nuk asht zgjidhë.

Shperndaje në: