Ky asht numri i personave që i ka arrestue Policia për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosova-Malta

Shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosova-Malta asht përcjellë me arrestime.

Policia e Kosovës ka arrestue 11 persona që u kapën në flagrancë tue shitë bileta të ndeshjes në mënyrë të paligjshme.

Lajmi konfirmohet për Lajmi.net nga Bajram Krasniqi nga zyra për informim në PK.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta. Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, tha Krasniqi

Shperndaje në: