A mundet Bosnja me ndryshue qendrimin sa i përket njohjes së Kosovës?

I sapozgjedhuni në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, Sefik Xhaferoviq, nga Partia për Akcion Demokratik, ka thanë në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, se pa pasë nji koncensus të të gjithë anëtarëve të presidencës, Bosnja nuk mundet me ndryshue qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.

“Bosnje dhe Hercegovina e ka qëndrimin zyrtar kur asht në pyetje kjo çashtje, i cili thotë se për çfarëdo vendimi asht i nevojshëm koncensusi i të gjithë anëtarëve të Presidencës, dhe këtë koncensus në këtë moment nuk e kemi dhe kështu ka me qenë derisa nuk ndryshojnë gjanat” ka thanë Xhaferovic.

Megjithatë, Xhaferovic, kandidati që mori ma së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Bosnje, ka thanë se Kosova dhe Bosnja duhen me pasë nivelin e bashkëpunimit të paktën siç e ka sot Serbia me Kosovën.

Shperndaje në: