LDK: Çdo minutë po punojmë me e rrxue Qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë asht alarmante.

Simbas tyne, ka nevojë urgjente për reformë në ligjin për shëndetësi. Në nji konference me gazetarë, deputeti Naser Rugova, tha se Qeveria merren me njani-tjetrin dhe nuk e ushtrojnë funksionin në detyrat, te cilat i kanë nën përgjegjësi.

Kjo qeveri merren me njeri tjetrit dhe nuk e ushtrojnë funksion qe e kanë me detyra. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është alarmante. Nevojë imediate për reformë legjislative për ligjin për shëndetësinë. Mungesë enorme e medikamenteve në spitale dhe QKUK. Presione mbi personelin shëndetësor, emërime politike qe po degradojnë sistemin shëndetësor. Njeriu që udhëheq këtë dikaster ka dështuar”, tha Rugova.

Ndërkohë, Rugova, tha se ky subjekt do të angazhohet në çdo moment me çue vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Qëndrimi LDK-së është i qartë, zgjedhje të reja, legjitimitet elektoral, vazhdojmë tutje. Dihet qëndrimi zyrtar i LDK-së, zgjedhje sa më parë. Jemi duke punuar çdo minutë që e më parë këtë qeveri ta dërgojmë në shtëpi”, theksoi Rugova.

Shperndaje në: