Autoritetet turke kanë dëshmi audio dhe vizuale që tregojnë se gazetari, Jamal Khashoggi, u vra mbrenda konsullatës saudite në Stamboll para nji jave, thotë nji burim i CNN që asht i njoftun me hetimet në vazhdimësi.
Burimi i cili ka marrë informata nga nji agjenci e inteligjencës perendimore, ka thanë se provat tregojnë se kishte pasë nji sulm dhe nji betejë mbrenda konsullatës.
Ka gjithashtu dëshmi të rastit që Khashoggi u vra.
Shërbimi i huej inteligjent u trondit kur pa provat të ofrueme në nji njoftim zyrtar turk, tha burimi për CNN.
Kolumnisti i Washington Post hyni në konsullatën saudite në Stamboll me 2 Tetor për të marrë letrat që do ta lejonin që ai të martohej me të fejuemen e tij turke. Ai nuk u pa në publik që atëherë.