Brnabic – Thaçit: Mos fol për Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, i ka porositë liderët nga Prishtina që mos me përmend ma Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën dhe me u shkëput nga Serbia qendrore.

Ajo ka theksue se duhet me u bisedue rreth mundesise me ba nji kompromis, i cili do të siguronte normalizimin afatgjatë të marrëdhanieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Brnabic në këtë formë ju ka përgjegjë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili kishte theksue se mori mbështetje nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që Beogradi dhe Prishtina sa ma parë të arrijnë nji marrëveshje.

“Janë deklarata të Thaçit, njisoj sikurse edhe të liderëve të tjerë nga Prishtina, çdo ditë e ma ndryshe me përplasje mes vete”, deklaroi ajo.

“Ju kërkoj të ndalen tue folë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi, dhe ju kërkoj atyne të mos shkojnë ma naltë në territorin e Serbisë qendrore”, theksoi Brnabic.

“Kërkoj prej tyne të shkëputen nga Serbia qendrore dhe të bisedojmë nëse mundemi me arritë kompromis i cili kishte me sigurue harmonizimin afatgjatë të marrëdhanieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi ajo.

Shperndaje në: