Suspendohen Khabib dhe McGregor

Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov janë suspendue përkohësisht nga Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC).

Mbas hetimit të plotë për ndeshjen në mes tyne në UFC, të dy luftarët janë suspendue për veprimet e tyne mbas duelit në Las Vegas.

Mbas fitores së tij, Nurmagomedov ka kcye jashtë kafazit për t’u rreh me ekipin e kundërshtarit.

McGregor mandej asht rreh me anëtarë të ekipit të Nurmagomedev, tue plasë nji sherr i madh në të gjithë sallën.

UFC mundet me vendos nëse Nurmagomedov ka me mbajtë rrypin e fitores së tij apo jo, por tashma presidenti i saj Dana White, ka thanë se rusi ka me mbajtë titullin e tij.

Shperndaje në: