Pacolli ia kthen Dacic’it: Nuk e kam hapë “thesin me pare” për njohjet e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i asht kundërpërgjigjë homologut të tij serb, Ivica Dacic, i cili ka thanë se kryediplomati kosovar po iu ofron 100 milionë euro vendeve që po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të frustruar me avancimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht.Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë.

Shperndaje në: