Thaçi: Pa marrëveshje mbi kufijtë, s’ka t’ardhme europiane për Kosovën e Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ripërsërit qëndrimet e tij se pa nji marrëveshje mbi kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë,  nuk ka t’ardhme europiane për të dyja vendet.

Në nji intervistë për ‘France 24’, Thaçi asht shpreh se marrëveshja ka me u nënshkrue vetëm atëherë kur me marrë garancinë se e njajta ka me  përfshijë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia, përcjell lajmi.net.

“Kur BE-ja edhe SHBA-të garantojnë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë do të nënshkruaj marrëveshjen e paqes mes të dy vendeve”, ka thanë ai.

Tutje, Thaçi ka thanë se marrëveshja mes dy vendeve ka me garantue anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe se nji gja e tillë simbas tij ka me parandalue edhe ndamjen.

“Marrëveshja do të përfshijë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e cila do të parandalojë ndarjen e Kosovës dhe formimin  Republikës Serbe në Kosovë. Mundësia e vetme pas këtyre viteve konflikt do të ishte një zgjidhje racionale mes dy vendeve. Nëse të dy vendet pajtohen për demarkimin e kufirit, askush nuk mund të dalë kundër kësaj. Ata që flasin për hapjen e Kutisë së Pandorës me këtë rast nuk mund të propozojnë një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thanë tutje ai.

Thaçi ka fol edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, proces për të cilin ka thanë se ka sinjale pozitive edhe nga Rusia se ka me tërheqë veton në rast të arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Shperndaje në: