Erdogan mbyll ‘luftën’ me SHBA, liron pastorin amerikan

Nji gjykatë turke vendosi të Premten me lirue pastorin e krishtenë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çashtja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Washingtonit.

Vendimi mundet me qenë hapi i parë drejt përmisimit të marrëdhanieve mes dy aleatëve të NATO’s.

Gjykata miratoi nji dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson’in, i cili ishte akuzue për vepra terroriste, por për shkak të arrestimit të tij prej Tetorit 2016 ajo vendosi për lirimin e pastorit.

Simbas dëshmitarëve zotni Brunson u emocionue gjatë momentit të njoftimit të vendimit, raporton VOA.

Përpara se gjyqtari kishte me dhanë vendimin pastori i tha gjykatës: “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”.

Shperndaje në: