Uragani Michael ‘gjunjëzon’ Floridën, 7 viktima (video)

Këto pamje tregojnë qartë shkatërrimin që ka lanë mbas uragani Michael, që goditi dy ditët e fundit brigjet juglindore të Shteteve të Bashkueme.

Bilanci i viktimave ka arritë në 7, mes tyne edhe kjo 11-vjeçare.

Nga përllogaritjet paraprake, damet vetëm në Florida e Georgia arrijnë në 3.7 miliardë dollarë.

Në këto dy vende, fuqia shkatërruese e uraganit ishte ma e madhe e ku ernat arritën nji shpejtësi deri 250 km/orë.

Nga damtimet e linjave të energjisë elektrike kanë mbet pa energji ma shumë se 1.2 milionë shtëpi e biznise.

Majkëll ishte nji prej shumë uraganeve që kanë godit muejt e fundit Shtetet e Bashkueme, ku fuqia shkatërrimtare sa vjen e bahet ma e madhe.

Shkencëtarët e lidhin këtë me ngrohjen globale.

Rritja e temperaturave të ujnave detare, simbas tyne ushqen fuqinë e ernave.

Kjo asht edhe arsyeja pse fenomenet e shkaktueme nga moti i keq po shkaktojnë shumë viktima në krejt botën.

Shperndaje në: