Ky asht raporti i Bankës Botnore për nivelin e ulët te cilësisë në arsim

Fëmitë në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet me ndjekë 12.8 vjet te shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, mirëpo kur vitet e tyne te shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyne asht i barabartë vetëm me 7.7 vjet, që do të thotë se ata kanë nji mungesë prej 5.1 viteve të arsimit.

Kështu ka analizue raporti i ri krahasues i Bankës Botnore, Indeksi i Kapitalit Njerëzor (HCI).

Simbas raportit, nji fëmi i lindun sot në Kosovë ka me qenë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet në krahasim me fëmiun që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë.

Në përgjithësi, Indeksi i Kapitalit Njerëzor i Kosovës asht nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren e grupit të saj prej të hynave.

Indeksi HCI përbahet nga pesë indikatorë: gjasat për mbijetesë deri në moshën 5-vjeçare, vitet e pritura të shkollimit të një fëmije, rezultatet e testeve të harmonizuara që masin cilësinë e mësimit, shkalla e mbijetesës së të rriturve, dhe proporcioni i fëmijëve që nuk kanë kufizime në zhvillim.

Shperndaje në: