Lideri opozitar rus, Navalny, lirohet nga burgu

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, asht lirue të Diellën mbas 20 ditësh burg, ku po mbahej nën akuzat për organizimin e protestave jolegale muejin e kaluem.

Navalny ishte në burg që nga 24 Shtatori kur përfundoi ndalimin e parë 30 ditor nga autoritetet, për planifikimin e nji proteste në Kallnor.

Navalny, 42 vjeç, prej kohësh asht ftyra ma e shqueme e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin.

Shperndaje në: