CNN: Trump ka me u rizgjedh President

Amerikanët po binden gjithmonë e ma shumë se Donald Trump do të rizgjedhet President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, simbas nji sondazhi të bamë nga SSRS për CNN.

46% janë të sigurtë që do të rizgjedhet dhe 47% të bindun për të kundërtën. Por, për Presidentin Trump ky sondazh asht nji përmirësim, tue marrë parasysh se nji sondazh i muejit Mars tregoi se 54% e zgjedhësve ishin të bindun që nuk do të konfirmohej në Shtëpinë e Bardhë.

Pra, asht rritë numri i atyne që janë rreshtue për nji rizgjedhje të mundshme të Presidentit Trump.

Shperndaje në: