‘Khashoggi’ – Zyrtarët e Turqisë kontrollojnë konsullatën saudite

Zyrtaret turq qe po hetojne zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi kane me kerkue mbrenda ne ndertesen e konsullates te Arabise Saudite ne Stamboll ne mbasditen e vonshme te se Hanes. Zyrtaret turq besojne se Khashoggi asht vra ne konsullate nga agjentet saudite para 2 javesh, por autoritetet nga Rijad fuqishem e mohojne vrasjen.

Ne anen tjeter sauditet po perballen me presion diplomatik qe me dhane shpjegim per zhdukjen e gazetarit.

Po te Hanen, Mbreti i Arabise Saudite Salman urdhnoi per hetim te rastit.

‘Mbreti ka urdhnue prokurorin publik me hape hetim te mbrendshem per rastin Khashoggi te bazuem mbi informatat nga ekipet e perbashketa ne Stamboll’, thote nji zyrtar saudit per Reuters.

Ne javen e kalueme Turqia pranoi propozimin e Saudise me formu nji grup te perbashket punues qe me hetue zhdukjen e Khashoggi.

Burimet diplomatike turke thone se aksioni i kerkimit ne konsullate permes ekipit turko-saudit ka me nise ne mbasditen e vonshme ose ne mbramjen e te Hanes. Megjithate, detajet se si kerkimi ka mu zhvillue nuk jane zbulue.

Shperndaje në: