Hyjnë avionët amerikanë F22-Raptor, ‘ikin’ avionët rusë e iranianë (foto)

Havaja e Sirisë po dyndet prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.

Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye.

Kjo bani që Amerika me dërgue avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.

Mbasi rrxuen në ajër avionin sirian (rrximi i parë prej shumë kohësh në nji dyluftim kry me krye), nji model rus SU-22, në Qershor të 2017, F-22 Raptor amerikanë vazhduen me patrullue nëpër hava, tue l’shue rregullisht municione të ndryshme për trupat e tyne.

Simbas Pentagonit, ky mision ka përfundue ditët e fundit.

Dhe rezultati asht që trupat ruse, iraniane dhe siriane kanë largue rreth 600 avionë që qarkullonin në atë zonë. Ma saktë, 587.

Avionët F-22 Raptor vazhdojnë me qenë të padiktueshëm, siç u vërtetue dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit.

Teksa bombarduesit amerikanë F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë tue qëllue qorrazi në ajër, pa shënjestër.

Shperndaje në: